Pas një moti të freskët fundjavën e shkuar, që u shoqërua edhe me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin, pas të mërkurës do të rikthehen temperaturat e larta.
Deri të premten, moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta. Dita e premte dhe e shtunë do të jenë me vranësira dhe shira. Ndërsa e diela do të ri-sjellë sërish kthjellimet në territor, sipas Meteolab.
Temperaturat e ajrit sot dhe nesër të pandryshueshme tipike të dimrit por që nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale duke bërë që termometri të premten të ngjitet mbi 20 gradë C.