Muaji Maj ka qenë me një mot të paqëndrueshëm duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa ditët me diell kanë qenë me të vërtetë të pakta. Edhe dita e sotme është përfshirë nga reshje të forta dhe të rrëmbyeshme shiu në të gjithë vendin, ku nuk kanë munguar as përmbytjet. Nëse menduan se mbaron me kaq, gaboheni. Nesër po ashtu do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Por të shtunën pritet “surpriza”, sepse reshjet e shiut do të jenë të forta, ndërsa përmirësimi i kushteve do të vijë nga dita e hënë.