Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave.
E marta sjell mot kryesisht të kthjellet me vranësira kalimtare ne të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore. Nesër pritet një tjetër rënie të temperaturave në mëngjes, ndërsa mesdita sjell një rënie të lehtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 4 °C / 10 °C
Në vendet e ulta: -2 °C / 10 °C
Në vendet malore: -5 °C / 3 °C.
Ndërkohë, në krahasim me ditën e sotme era pritet të dobësohet deri në mesatare.