INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Çmendet’ moti, nesër bëhuni gati për shtrëngata dhe breshër

‘Çmendet’ moti, nesër bëhuni gati për shtrëngata dhe breshër

Publikuar më: 16:03 09-07-2019

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta e mot me diell dhe të nxehtë; dita e nesërme rezervon një ndryshim drastik të kushteve atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë Veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe alternimet me diell kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet me intensitet nisin fillimisht në zonën e Veriut për të zbritur më pas në të gjithë territorin.

Për t’u theksuar është fakti se hera-herës dhe lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Prej orëve të mesditës do të ketë edhe erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut dhe shpejtësi deri në 20-30m/s.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551