Moti i paqëndrueshmë në të gjithë Europën sot ka goditur Francën. Rrebeshet e shiut, stuhitë e fuqishme, breshër me kokrra të mëdha sa një gurë dhe rrufe me aktivitet të lartë kanë qënë fenomente që kanë trnditur më shumë veriun e Francës. Në Passo di Calais, një grup prej 24 adoleshentësh nga 13-15 vjeç po luanin futboll teksa u godit nga rrufetë, 11 djem u plagosën dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një nga të rinjtë pësoi një arrest kardiak, por e kaloi falë shpëtimtarëve në vend para se të dërgohej në kujdes intensiv.
Shpejtësia e erës arriti në 105 km në orë në Kullën Eifel, në 138 km në orë në Septsarges dhe 132 km në orë në Rocroi.
Nga shirat e rrëmbyeshëm u përmbytën rrugët, trafiku u bllokua dhe u krijuan radhë të gjatë. Kokrrat e breshërit kishin një diametër 3-5 cm.