U duk si një ditë e zakonshme vere, sepse në mëngjes qielli ishte i hapur dhe temperaturat relativisht të larta, por pasdite moti u “çmend” në Tiranë. Kryeqyteti është përfshirë nga stuhi dhe rreshje të shumta shiu dhe dhe breshëri, të cilat kanë bllokuar lëvizjet normale të makinave dhe njerëzve në disa akse kryesore. Rreshjet e shumta dhe breshëri kanë sjellë edhe ngarkimit e lumit të kryeqytetit që rrezikon të dalë nga shtrati nëse situata vazhdon e njëjtë. Trafiku është rënduar së tepërmi e ndër akset më problematike është Unaza e Tiranës.