Jemi në muajin shtator, por të themi të drejtën na duket sikur jemi në mesin e verës pasi temperaturat kanë qenë vërtetë të larta dhe sezoni i plazhit nuk ka përfunduar ende. E siç duket do të vijojë sërish. Pavarësisht se u duk sikur u futëm në sezonin e vjeshtës, moti do t'na suprizojë sërish. Duke filluar nga nesër pritet të ketë rritje të ndjeshme temperaturash. Sipas meteorologëve, nga dita e nesërme dhe deri në fund të javës tjetër, në vendin tonë rikthehen masat e ajrit afrikane. Kjo do të sjellë edhe rritje të ndjeshme të temperaturave të cilat do të variojnë nga 32-36 gradë.