Jose Mourinho gjithmonë di të bëhet protagonist por këtë herë e ka ekzagjëruar pak. Në një intervistë për mediat, portugezi tha se nwse Barcelona dëshiron shërbimet e Marcus Rashford duhet të japë 50 milion euro dhe Lionel Messi-n.
“Ed Woodward, më thirri në telefon dhe më tregoi se Barcelona ka kontaktuar për shërbimet e Marcus Rashford. Përgjigja ime ishte e thjeshtë,“Leo Messin dhe 50 milion euro”- tha Jose Mourinho.
Sigurisht një transferim i tillë nuk pritet të ndodhi, por “Special One” ka dashur ti mbyllë dyert përgjithmonë ekipit të Barcelonës për Rashford. 21-vjeçari po kalon një formë të mirë tek ekipii Manchester United dhe ka ngjallur interes të shumë ekipive të mëdha. Megjithatë për sa kohë që në krye të United do të qëndrojë Mourinho, lojtari i kombëtares angleze vështirë se mund të largohet nga ekipi.