Mesa duket festimi i natës se beqarisë është bërë trend edhe në Shqipëri.
E fejuara e Labinotit mesa duhet po feston ditët e fundit të beqarisë, në postimet e saj në Instastory ajo na tregon se po bën namin bashkë me shoqet e saj. Qëndresa Bajrami, e fejuara e moderatorit Labinot Gashi, e ka mbajtur mbrëmjen e së hënës festën e beqarisë. Festa duket shumë e ndezur dhe ajo bashkë me shoqet duket se po kalon shumë mirë.
Më 16 tetor ata do t’i japin fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.