INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet Reali, i gatshëm të paguajë klauzolën e Neymarit

Çmendet Reali, i gatshëm të paguajë klauzolën e Neymarit

Publikuar më: 14:59 22-01-2016

Klauzola e tij është 190 milionë euro dhe Real Madrid duket të jetë i gatshëm për pagimin e saj. Po flasim për Neymar Jr që në prag të rinovimit me katalanët ka marrë propozimin për transferimin në kryeqytet. Për të parën herë dicka e tillë u fol në 27 Dhjetor në një konferencë shtypi me brazilianin.

Ai u përgjigj duke thënë se jeta është e gjatë dhe nuk i dihet asnjëherë. Ndërkohë në 11 Janar palët janë takuar në Gala-në e “Topit të Artë” në Zyrih. Babai i Neymar Jr nga njëra anë dhe një përfaqësues i shoqëruar nga avokatët e Real Madrid në anën tjetër.

Qëllimi një dhe i vetëm, prezantimi i dëshirës së presidentit Perez për blerjen e sulmuesit katalan. Aktualisht kryeqytetasit kanë shumë para për të shpenzuar lidhur me pezullimin e merkatos në Qershor të këtij viti dhe Janar 2017.

Por nëse kjo do të ndodhte, atëherë një nga Bale-Benzema-Cristiano do të largohej nga Bernabeu.

Këtu prapaskenat lidhen me njëra-tjetrën. Portugezi shihet si veteran dhe marrdhënia me tifozët nuk është më si më parë. Ancelotti e kërkon në Mynih, ndërsa Zizou nuk e fsheh admirimin për Neymar.

Në të njëjtën kohë braziliani është i 3 mes më të mëdhenjve dhe “Topi i Artë” është cështje kohe.

Mjafton kaq për ti dhënë statusin e numrit 1 në fushë dhe në financa. Aktualisht Messi paguhet 22.1 milionë euro, Cristiano 21 dhe 13.5 nuk mund ta kënaqin gjithnjë brazilianin që mund të ndërrojë ngjyrat kuqeblu për të bardhën.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875