Los Blancos nuk kanë hequr dorë nga Paul Pogba dhe janë të gatshëm të bëjnë një cmenduri financiare për të transferuar 22-vjecarin e Juventusit në Santiago Bernabeu. Trajneri i ri, Zinedine Zidane është i interesuar për blerjen e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.
Drejtuesit e klubit merengues kanë gati një ofertë prej 100 milionë Paund për të bindur kampionët e Italisë të lejojnë largimin e Pogba, por edhe për të mposhtur konkurecën e Manchester City-it dhe Barcelonës dy klubeve të tjera të mëdha që interesohen për shërbimet e djaloshit të artë. Këto janë dy nga arsyet që te Reali i Madridit kanë nisur fuqishëm nga puna për të bindur fillimisht Pogba-në sepse përsa i përket Juventusit vështirë se bardhezinjtë do të refuzonin një ofertë prej plot 130 milionë Euro.