Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura dhe dashura për publikun shqiptar.
Nëpërmjet një kontrate me kompaninë “Sony Music”, ia ka dalë që famën e saj ta çojë përtej kufijve shqiptarë duke u bërë kshu një artiste botërore.
Ndonëse dikur mjaft aktive në rrjete sociale, tani këngëtarja nuk është më! Madje prej shumë muajsh nuk kemi dëgjuar këngë të re nga ajo dhe postimin e fundit në Instagram Era e ka bërë në 14 dhjetor, pra ka gati 3 muaj që nuk është më aktive.
Kjo gjë i ka shqetësuar fansat, të cilët foton e fundit të këngëtares e kanë bombarduar me komente jo fort të mira. Madje komente të fikshme!
Nëse kaloni nga profili i Era Istrefit tani, komenti më i përsëritur që do të gjeni është "RIP"(Rest in Peace). Fotot e fundit që këngëtarja ka publikuar kanë kaq shumë komente në të cilat lexohet "RIP" sa të bëjnë të mendosh se diçka ka ndodhur.
Ndonëse fjala "RIP" të bën të mendosh më të keqen, duke marrë parasysh që një pjesë e mirë e fansave të këngëtares janë adoleshentë, është e kuptueshme lehtësia me të cilën e përdorin. Fansat e flaktë pjesa më e madhe e të cilëve janë adoleshentë, nuk e kuptojnë rëndësinë e lajmeve të vdekjes apo se çfarë pasoje mund të shkaktojë përdorimi në masë i fjalës "RIP".
Ata kanë treguar se nuk kanë dashur të shprehin këtë gjë në publik, por duan Erën e dikurshme sërish, atë aktive në muzikë dhe në rrjete sociale. Ata kanë treguar si Era po humb shumë fansa dhe kjo për fajin e saj. Gjithashtu ata mezi presin albumin e këngëtares i cili mendohej të dilte shpejt, por nuk ndodhi. Ata me këtë veprim kanë dashur të marrin sërish vëmendjen e Erës, në mënyrë që ajo t'i dëgjojë thirrjet e tyre.