INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduri kineze, 75 milionë euro në vit për Ibrahimovicin

Çmenduri kineze, 75 milionë euro në vit për Ibrahimovicin

Publikuar më: 13:57 23-03-2016

Thasë me para për një nga lojtarët më të fortë e më të përfolur np botë. Kina thërret Zlatan Ibrahimoviç dhe për ta bindur që të lërë Evropën është gati të vërë mbi tavolinë një shifër prej 75 milionë eurove në vit shkruan gazeta italiane La Repubblica.

Kontrata e Ibrahimovic që skadon në qershor ngacmon prej kohësh klube si Manchester United, Bajern i Mynihut apo Milan, të gatshëm të hidhen në sulm për suedezin, por nga Kina mendojnë që ti lënë të gjithë me gisht në gojë, me një propozim “të paturpshëm”, vërtet të vështirë për tu besuar por që mund të bëjë historinë. Zlatan Ibrahimovic i ofrojnë 75 milionë euro në sezon për të zbarkuar në Azi.

Superliga Kineze po katapultohet si kampionati i milionave dhe në sesionin e fundit të merkatos investoi plot 336 milionë euro duke marë emra të rëndësishëm të futbollit si Lavezzi, Ramires, Gervinho, Jackson Martinez dhe Alex Texeira, por tani po përgatit goditjen e madhe për merkaton e verës.

Numri 1 i qeverisë në Pekin, është gati të vërë në pjatë 75 milionë euro në vit, për të bindur Ibrahimovic që të pranojë propozimin. Suedezi do të bëhej në këtë mënyrë ambasadori i kampionatit kinez për sa i përket imazhit dhe në këtë konteskt pak rëndësi ka se me cilën skuadër do të luajë.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432