Nga burgjet vijnë idetë më të çmendura ku të burgosurit përpiqen të gjejnë gjithnjë shtigje të cilat u ndalohen.
Dhe cudia e radhës vjen nga një burg në Angli, ku tashmë si postier po përdoren minjtë e ngordhur.
Ishte ideja e miqve të kriminelëve që vuajnë dënimin në një burg në Angli për t’u siguruar telefona dhe drogë.
Sipas policisë Metropolitane shkruajnë mediat britanike djemtë e bandave kanë nisur të fusin drogë dhe smartphone në barkun e minjve të ngordhur në përpjekje për t’i hedhur brenda mureve të burgut.
Stafi zbuloi tre minj të tillë brenda murit rrethues të burgut.Ata ishin çarë përgjatë stomakut të tyre dhe kur oficerët i hapën, gjetën brenda tyre 5 telefona celularë, karikues, 3 karta SIM, cigare dhe drogë, të llojit kanabis.