Jahtet, avionët privatë ose shtëpitë e mëdha janë shenja e zakonshme e pasurisë ekstreme. Po, për elitën aziatike, një peshk ekzotik është bërë simbol i statusit të gjendjes pasurore dhe një fiksim i gjithëanshëm.
I veçantë për luspat e tij shkëlqyese dhe dredha-dredha, peshku aziatik Arowana është një nga krijesat më të shtrenjta ujore, me çmime, të cilat thuhet se arrijnë deri në 300,000$.
Arowana, i njohur edhe si “peshku i dragoit” nuk është kafsha tipike shtëpiake. Ata çiftëzohen përgjatë pjesës juglindore të Azisë dhe mund të rriten deri në 1 metër gjatësi.
Shumë besojnë se peshku sjell fat të mirë dhe pasuri. Madje, disa histori nga njerëzit tregojnë se peshku Arowana sakrifikon jetën e tij duke kërcyer jashtë akuariumit për të lajmëruar pronarin e tij, se diçka do të shkojë keq në investimet e biznesit ose në raste të tjera rreziqesh.
A do harxhonit dhe ju 300,000$ për një peshk, vetëm se sjell fat të mirë?