Ka shumë mënyra për të mësuar fëmijët se si të jenë të sigurt, por një prind në Rusi ka shkuar deri në ekstreme duke vënë në rrezik jetën e vajzës së tij dhe këto momente i ka filmuar. Veprimet e tij të rrezikshme nuk mund mos merrnin vëmendjen e publikut dhe policisë gjithashtu.
31-vjeçari, Roman Afanasyev, nga Siberia do t’i kalojë 3 vitet të jetës së tij në burg tashmë pasi ka mbajtur vajzën e tij jashtë dritares së makinës dhe e ka kthyer me kokë poshtë nga një ndërtesë shumë e lartë. Ai ka postuar foton në rrjetet sociale dhe ka shkruar “shiko botën nga një kënd ndryshe”, ndërkohë që në një video tjetër teksa ngiste BMË-në e tij, mbante vajzën me një dorë jashtë dritares. Kur ai u përball me hetuesit për veprimet e tij, ai kishte mohuar se kishte vënë në rrezik vajzën e tij dhe gjithashtu gënjeu duke thënë se po mbante një kukull.
Por pas investigimeve doli rezultati që ai po gënjente dhe u dënua me 3-vite burg, plotësisht të merituara.