INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduria e Guardiolës, shifra stratosferike të shpenzimeve te Barcelona, Bayern dhe City

Çmenduria e Guardiolës, shifra stratosferike të shpenzimeve te Barcelona, Bayern dhe City

Publikuar më: 08:45 26-07-2017

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, njihet si trajner që iu beson të rinjve, por në anën tjetër shpenzon edhe miliona në blerje të reja.
Sipas një studimi të “Marca”, Guardiola gjatë tetë viteve sa ka qenë në krye të Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, ka shpenzuar saktësisht 998.4 milionë euro.
Prej kësaj shume, 341.5 milionë euro i ka shpenzuar për katër vite në Barcelonë, 203.9 milionë euro për tre vite në Bayern Munich dhe 453 milionë euro për një vit në Manchester City.
382 milionë euro janë transferuar për sulmues, 366.8 milionë euro për mbrojtës, 180 milionë euro për mesfushorë dhe vetëm 69.6 milionë euro për portierë.
Lojtari më i shtrenjtë i transferuar nga Guardiola është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic për 70 milionë euro.
Guardiola vetëm këtë verë me Cityn ka shpenzuar 240 milionë euro për gjashtë lojtarë dhe është vetëm 17 milionë euro larg që të thyejë rekordin e Real Madridit 257 milionë euro që shpenzoi në vitin 2009, për më shumë shpenzime gjatë një periudhe merkatoje.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232