Skuarda e madhe angleze, Manchester City është shumë e interesuar për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.
Sport Bild shkruan se, Pep Guardiola është një fans i madh i Xhakës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro.
Kjo nuk është skuadra e vetme që po interesohet për Xhakën, pasi interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera, Arsenal dhe Chelsea.
Nëse ndodh ky transferim, atëherë Xhaka do të ishte shqiptari më i shtrenjtë ndonjëherë dhe njëri nga futbollistët më të shtrenjtë në botë