Moti i keq me shira të dendur dhe stuhi ka përfshirë pjesën veriore të Italisë, kryesisht Piemonte.
Për shkak të përmbytjeve janë regjistruar dëme në shumë zona duke sjellë probleme në qarkullim.
Në zonën Asti uji ka pushtuar dyqane dhe shtëpi ndërsa dëmet janë të mëdha edhe në bujqësi.
Me të vërtetë ‘çmenduri e motit’ pasi temperaturat kanë zbritur me 10 gradë.
Shirat e fortë kanë goditur Torinese duke bllokuar edhe zjarrëfikësit aqë tu vijnë në ndihmë banorëve. Me qindra qytetarë kanë telefonuar ndihmën e shpejtë për shkak të përmbytjeve, pemëve të rrëzuara dhe rrugëve të bllokuara.
Prej disa ditësh shumë zona të Italisë janë përfshirë nga shiu dhe breshëri, ndërsa një pjesë tjetër përjeton valen e të nxehtit.