Europa është përfshirë nga një mot i “çmendur”. Disa shtete po përvëlohen nga i nxehti, ndërkohë të tjera janë pushtuar nga shiu dhe breshëri.
Sllovenia është përfshirë nga shi i shoqëruar me breshër të madh.
Qyteti i vogël verior Mozirje në Slloveni, dy ditë më parë u mbulua nga breshëri, sasia e të cilit ishte kaq e madhe saqë banorët u detyruan ta largojnë me lopata.
Ditë më parë, nga reshjet e mëdha të shiut në Serbi u përmbytën shumë zona dhe një situatë e ngjashme ishte edhe në Kroaci e Bosnjë.