La Liga ka shpallur fituesit e çmimeve për sezonin 2015/16. Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i vitit pas një sezoni fantastik me Atletico Madrid. Klubi i Atletico-s ishte fituesi i madh i mbrëmjes gala që zhvillon Federata Spanjolle çdo vit për të nderuar lojtarët më të mirë të sezonit.
Oblak fitoi çmimin e portierit më të mirë, Godin mbrojtësi më i mirë duke finalizuar me trajnerin Diego Simeone. Lionel Messi mori trofeun e sulmuesit më të mirë me 26 gola në 33 ndeshje, ndërsa Suarez u shpall lojtari më i mirë i huaj. Zbulimi i vitit u zgjodh Marci Asensio, i cili sezonin e kaluar ishte te Espanyol. Lojtari i vetëm i Real Madrid që u nderua ishte mesfushori kroat Luka Modriç, duke mundur Busquets dhe Brunon. Ndërsa Cristiano Ronaldo këtë vit u injorua plotësisht duke mos marrë çmim.