Mungesa e CR7 në ndarjen e cmimeve nga UEFA ka bërë bujë të madhe, madje vijon të jetë ende temë diksutimi. Së fundmi ka qënë legjenda e Juventus, Del Piero i cili ka komentuar këtë veprim të Ronaldos.
Ndryshe nga shumë figura të botës së futbollit, Del Piero ka deklaruar se Modric e meritonte plotësisht atë çmim dhe se Ronaldo nuk kishte arsye pse te mos shkonte ne ceremoni.
“Të kesh inat se nuk e more çmimin është diçka që qëndron, por prezantimi është tjetër gjë. Nëse Ronaldo do të shkonte në ceremoni nuk do të kishte asnjë polemikë. Për mua ishte shumë i drejtë vendimi për ti dhënë vlerësimin Luka Modric, për atë që ka dhënë në fushën e lojës edhe pse kjo nuk i heq meritat Ronaldos”, tha Del Piero.