Nuk ndodh shpesh që në produksione të tilla me rëndësi kaq të madhe në industrinë e filmit të ndodhin gafa, por kur ndodhin sigurohen që të bëhet fjalë për çmimin më të rëndësishëm atë të filmit më të mirë ose e thënë ndryshe, Best Pictures.
Në eventin e mbajtur mesnatën e sotme me orën tonë, filmi muzikal “La La Land” u shpall fituesi i çmimit si pasojë e një ngatërrese në zarfin ku shkruhej emri fitues. Ndërkohë fituesi i vërtetë i këtij çmimi ishte filmi “Moonlight”.