iPhone 8 do të jetë shumë më ndryshe nga celularët e tjerë të Apple, duke pësuar një ndryshim të madh, sipas disa raportimeve të fundit nga sajtet e teknologjisë. Sipas Forbes, Nikkei, gazeta më e madhe financiare në botë, ka raportuar se Apple do të lancojë tre konfigurime të reja në iPhone këtë vit.
Dy nga këto do të jenë përditësime të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe i treti do të jetë iPhone 8 me një ekran të ri OLED dhe i madh 5.8 inç. Kjo nënkupton se iPhone 8 do të ketë ekranin më të madh që ndonjë celular i Apple ka pasur ndonjëherë. Lajmi i keq është se Nikkei pretendon se iPhone 8 do të jetë gjithashtu edhe celulari më i shtrenjtë që Apple ka lëshuar ndonjëherë.
Kjo lidhet me një raport të fundit nga KGI Securities që thotë se celulari do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.