Çmimi i Madh i Silverstone i ka buzëqeshur të zotit të shtëpisë, Lewis Hamilton. Piloti i “Mercedez” së bashku me shokun e skuadrës Valteri Bottas, ndanë vendin e parë dhe të dytë.
Hamilton nuk e pati shumë të vështirë për të triumfuar pasi për këtë u “kujdes” skuteria e kokëkuqes, “Ferrari”. Italianët pësuan shumë avari në cirkuitin e Anglisë pasi fillimisht Kimi Raikonen iu desh të spostohej për t’i lënë vendin e dytë Bottas duke përfunduar i treti për shkak të shpërthimit të gomës së makinës, ndërsa për të njëjtën arsye edhe Vettel e përfundoi garën i shtati.
Me këtë fitore, Lewis Hamilton regjistron të 57 në karrierë dhe të katërtën radhazi në shtëpinë e tij, duke e vendosur emrin mes legjendave më të mëdha të Formula 1.
Pas garës së sotme renditjen e pilotëve e ndan vetëm një pikë, me gjermanin e “Ferrarit” Sebastian Vettel i cili mban kreun me vetëm 1 pikë diferencë me Lewis Hamilton, 177-176.