INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimi i naftës në rënie, tregjet financiare në pikiatë

Çmimi i naftës në rënie, tregjet financiare në pikiatë

Publikuar më: 09:03 21-01-2016

Me investitorët e zhvlerësuar nga rënia në vazhdim e çmimit të naftës dhe frikës nga impakti ndaj rritjes globale të ekonomisë, tregjet financiare në mbarë botën kanë rënë.

Sipas BBC-së, tregjet kryesore të Europës u mbyllën në rënie drastike, të kryesuar nga FTSE 100, që ra me 3.46 për qind, ose 203.2 pikë, në kuotën 5,673,58.

Ndërkohë, pasdite në Wall Street, treguesit e Dow Jones, S&P 500 dhe Nasdaq ranë me 20 për qind, ose më shumë nga kuota në të cilën ndodheshin.

Aktualisht, shumë tregje ndodhen në të ashtuquajturin “territori i spekulimit”, siç njihet ndryshe rënia me 20 apo më shumë për qind. Dax e Gjermanisë dhe Cac 40 në Paris u mbyllën me rëniet respektive prej 2.82 dhe 3.45 për qind.

Ndërkohë në Londër, që nga kuota më e lartë e të gjitha kohërave, e regjistruar nga FTSE 100 më 27 prill, prej 7,103.98 pikësh, treguesi i kapitalizimit total të tregut ka rënë me 396 milionë stërlina.

Rëniet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara vijnë pasi tregjet financiare aziatike u mbyllën po ashtu me një rënie të fortë.

BBC shkruan se e njëjta situatë paraqitet edhe në Dubai, ku u mbyllën në nivelin më të ulët të 28 muajve të fundit, ndërsa në Japoni aksionet ranë në vlerën më të ulët që prej tetorit 2014.

Gjithashtu, edhe tregjet dhe valutat e vendeve në zhvillim u përfshinë nga “turbolenca”, me rublën ruse që arriti rekordin e ri të rënies, në 80.295 kundrejt dollarit.

E gjithë kjo pikiatë vjen pasi çmimet e naftës vijuan rënien, me çmimin ndërkombëtar të naftës Brend që ra 2.4 për qind, në 28.08 dollarë për fuçi, më i ulëti në 12 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203