INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimi i ujit të pijshëm/ Luan Rama: Nuk jemi pjesë e asnjë pazari

Çmimi i ujit të pijshëm/ Luan Rama: Nuk jemi pjesë e asnjë pazari

Publikuar më: 18:57 26-07-2017

Luan Rama  tha se LSI është pjesë e shqetësimit qytetar dhe se ka dhjetëra mënyra për rritjen e të ardhurave të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar! Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi. “Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi”, deklaroi Luan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365