INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çnjerëzore, i rrahin dhe i tërheqin nga flokët. Përgjaket referendumi, Spanja në prag lufte civile

Çnjerëzore, i rrahin dhe i tërheqin nga flokët. Përgjaket referendumi, Spanja në prag lufte civile

Publikuar më: 18:25 01-10-2017

“Oficerët e policisë po bllokojnë votuesit e shumtë nga hyrja në qendrat e votimit dhe gjithashtu po kapin e konfiksojnë votuesit dhe kutitë. Ata janë duke gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar dhe po përdorin dhunë ndaj tyre”,- ka raportuar më herët “BBC”.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filluar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.38 vetë janë plagosur por pa rrezik për jetën. Në një video të publikuar nga mediat lokale, forcat e dërguara nga Madridi, shihen tek hyjnë me forcë në një nga qendrat e votimit në Girona.

 “Televizinet lokale filmuan policinë duke përdorur shkopinj për të shpërndarë turmat e mbledhura jashtë qendrës”,- raporton “BBC”.

Shumë njerëz janë plagosur si shkak i ndërhyrjes së policisë në aksion për të ndaluar protestuesit që përpiqeshin të pengonin automjetet e policisë që po konfiskonin kutitë e votimit duke i nxjerrë ato nga qendrat ku është votuar.

Policia u pa të përleshej gjithashtu me votuesit jashtë një stacioni të votimit në Barcelonë, ku dhjetëra policë përdorën mburoja kundër trazirave për të larguar njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773