INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CNN grek, dorëzoni Baronin e Ballkanit

CNN grek, dorëzoni Baronin e Ballkanit

Publikuar më: 14:35 11-05-2016

CNN në gjuhën greke ka publikuar detaje në lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës që mendohet se drejtohet nga një shtetas shqiptar.
Në një shkrim me titull “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, flitet për një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Kjo e fundit sipas CNN është dorëzuar duke thënë se baronin e drogës, në Shqipëri nuk mund ta prekin sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
Në fakt Partia Demokratike ka nxjerrë dhe një emër atë të shtetasit, Klemend Balili, Drejtori i Transportit në Sarandë, të cilin opozita e denoncoi edhe në vitin 2014.
CNN thekson se për shkak të personit që qëndronte në krye të organizatës kriminale, takimi dypalësh i policisë greke dhe asaj shqiptare është mbajtur sekret.
Në vijim të artikullit CNN thuhet se ka paqartësi dhe nuk dihet ende nëse pala greke do të lëshojnë urdhër arresti ndërkombëtar apo do t’i kërkojnë palës shqiptare që ta arrestojë.
Gjatë operacionit e pak ditëve më parë u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë. Kontrollet u kryen në komunat e Atticas si Afidnes, Aspropyrgos, Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia, si dhe në ishujt Salamina, Zakynthos dhe në Veria, në Greqinë e veriut. Në total u konfiskuan 678.5 kg kanabis sativa të fshehur në ishullin e Zakynthos. Vlera e drogës llogaritet në qindra miliona Euro. Autoritetet greke thonë se një shqiptar nga Saranda është kreu i financuesi kryesor i kësaj organizate kriminale. Përveç lidhjeve politike në Shqipëri, ai medohet të jetë edhe financues i një partie opozitare në Greqi.
Po Klemend Balili, pas këtyre debateve ka reaguar duke përjashtuar emrin e tij nga kjo histori dhe ka shtuar me PD do të takohet në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361