Njëmbëdhjetëvjeçari Abu Imara al-Omri ulet gjunjë që t’ia puthë dorën babait: Bekimi i fundit para se ta hedhë veten në erë në një kamion të mbushur me eksploziv.
Lamtumira e dhimbshme është xhiruar në një seri tmerruese të propagandës së “Shtetit Islamik” dhe është shpërndarë në muajin e kaluar, shkruan CNN.
Mbështetësit e grupit terrorist pretendojnë se djaloshi ishte mësuar që të ndihmonte fshatin Ghazi afër Alepit në Siri. Por Omari nuk është i vetmi.
Shqetësim edhe më i madh është fakti se numri i fëmijëve luftëtarë është në rritje dhe nuk ka shenja se do të ndalet.
Përdorimi i fëmijëve ushtarë shkon larg përtej kësaj në mesin e militantëve të ISIS-it. Sidoqoftë aktivistët dhe ekspertët e të drejtave të fëmijëve thonë se ISIS-i po i përdor krejtësisht ndryshe djemtë dhe vajzat e mitura, krahasuar me konfliktet e mëhershme.