INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CNN: Kosova luan ndeshjen e parë në “shtëpi”

CNN: Kosova luan ndeshjen e parë në “shtëpi”

Publikuar më: 11:41 06-10-2016

Edhe një ndër mediet më të njohura botërore, CNN, ka shkruar për ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon si vendëse, pavarësisht se luan në "Loro Boriçi"

Me një përshkrim të shkurtër për Kosovën e pranuar në UEFA e FIFA, në maj të këtij viti, televizioni prestigjioz, CNN, deklaron se shumë fëmijë kosovarë janë rritur me ëndrrën që të luajnë në ndeshje të tilla kualifikuese.

Prezantuesja rikujton se kjo ëndërr ishte e parealizueshme, për aq kohë sa UEFA e FIFA nuk e kishin pranuar vendin që të bëhet pjesë e tyre. Pavarësisht kësaj çështjeje, tashmë erdhi koha që Kosova të enjten do të luajë në shtëpi, për herë të parë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin, edhe pse ndeshja do të zhvillohet jashtë Kosovës.

Duke folur për CNN, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, deklaroi se është ndjenjë shumë emocionuese, që Kosova po merr pjesë tashmë në garat zyrtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera.

Gjatë raportit për Kosovën, CNN, kujtoi se Kosova fitoi "Medaljen e Artë Olimpike", në Brazil, ishte xhudistja, Majlinda Kelmendi, ajo që bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223