INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CNN: Në 13 nëntor ISIS planifikonte sulme në të gjithë Europën

CNN: Në 13 nëntor ISIS planifikonte sulme në të gjithë Europën

Publikuar më: 11:59 06-09-2016

Sipas CNN terroristët e Isis kishin planifikuar sulme në të gjithë Europën në 13 nëntor të një viit më parë. Dhe sulmi në Paris me 130 viktim ishte vetëm një mision i reduktuar.

13 nëntori i 2015-ës duhej të ishte dita e atentateve në të gjithë Europën, jo vetëm në Paris. Sipas rrjetit amerikan CNN, që ka mundur të shohë më shumë se 90 mijë dokumente që lidhen me hetimet, sulmi në Paris me 130 viktima ishte vetëm një version i reduktuar i një operacion m ëkompleks që nuk u realizua dot, e që parashikonte atentate dhe në vende të tjera europiane si në Hollandë. Por dhe në qendra tregtare në Francë si dhe në një supermarket në Paris.

Dihej që Abdelhamid Abaaoud, i cili mbeti i vrarë në sulmin e policisë në Saint Denis pesë ditë më pas, kishte planifikuar një atentat të ri në 18 ose në 19 nëntor në zonën e Défense, ndoshta në qendrën tregtare “Les Quatre Temps”.

Në bazë të informacioneve të shërbimit të inteligjencës të cituara nga CNN, ISIS kishte shtur përpjekjet për të dërguar terroristë në Britaninë e Madhe për të kryer atentate.
Për të përgatitur këto atentate, Isis kishte ndarë operacionet në disa faza. Terroristët do të merrnin informacione dhe para të mjaftueshme për të arritur në nivelin tjetër dhe nuk kishin dijeni për planin e plotë. Të gjithë duhej të përdornin pseudonime, edhe brenda cdo skuadre, dhe komunikimet duheshin bërë me mesazhe të kriptuara.

CNN më pas rindërton rrugën e dy terroristëve të arrestuar në dhjetor të një viti më parë në Austri, të cilët ishin nisur nga Raka, në Siri, së bashku me dy anëtarë të Isis që u hodhën në erë para stadiumit të Francës bnë 13 nëntor.  Ata u ndaluan në kufirin grek dhe mbërritën në Salisburg, Austri, një ditë pas masakrave në Paris, duke kërkuar azil në një qendër për refugjatët. Nëse nuk do të mbaheshin Greqi më shumë se c’parashikohej, mbrëmjen e 13 nëntorit ata do të sulmonin së basku me Abid Tabaouni, të arrestuar në korrik të këtij viti në Bruksel. CNN flet për një rritje të cilësisë në aftësitë organizative të ISIS.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215