CNN ka publikuar sondazhet e para për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sipas një exit poll-i pjesa më e madhe e votuesve ishin të bardhë, rreth 70%, 12% ishin me ngjyrë, 11% latinë, 4% aziatikë, dhe 3% të tjerë. Ndërkohë 42% e votuesve kanë thënë se e përkrahin fuqishëm kandidatin e tyre për të cilin kanë votuar, ndërsa 31% deklaruar se kanë rezerva për të. 62% e të pyeturve janë përgjigjur se kishin vendosur se cilin nga kandidatët do të votonin para muajit shtator.