INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Coachella 2016: Festivali më në modë në botë

Coachella 2016: Festivali më në modë në botë

Publikuar më: 09:27 18-04-2016
Supermodele, veshje me lëkurë, dantella dhe pantallona të shkurtra në Coachella ( ku vetëm shumë pak janë të interesuar për muzikën). 
 Fjala 'festival' mund t’ju sjellë në mendje muzikën,  por Coachella ka qenë më shumë se aq ose aspak për muzikën duhet thënë.
 
Kjo është një çështje që ka të bëjë kyesisht me modën dhe stilin. Shumë persona të famshëm dhe supermodele zbritën në Kaliforni për fundjavën e parë të festimeve. Kjo ishte një mënyrë e qartë për të vënë modën në qendër të vëmëndjes dhe jo muzikën.
 
Ka qenë një det me marka si YSL, Gucci, Sonia Rykiel, fustane dhe veshje delikate të cilësisë më të mirë aq sa të bëjnë të mendosh se gjendesh në javën e modës në Paris dhe jo në një festival muzike.
 
Bella Hadid, Kendall dhe Kylie Jenner, Brooklyn Beckam, Fergie, Amber Rose api Paris Hilton kanë qenë vetëm disa nga emrat në listën e personazheve më të njohur pjesëmarrës në event.
Ka qenë Sam Smith ai që është ngjitur në skenë në  show-n hapës të ditës së dytë të Coachella-s në Empire Polo Club. Shumë surpriza dhe argëtim kanë vijuar më pas. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0042519569396973