INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Coachella 2016, këtë vit mund ta shijoni LIVE edhe ju!

Coachella 2016, këtë vit mund ta shijoni LIVE edhe ju!

Publikuar më: 11:45 13-04-2016

Jo çdokush mund të udhëtojë në fundjavë në shkretëtirën e Kalifornisë, por kjo nuk do të thotë që duhet të humbasim emocionet dhe adrenalinën e Coachella-s.

Këtë vit falë T-Mobile, fansat e muzikës nga e gjithë bota do të kenë mundësinë që të ndjekin livestream në YouTube, tre ditët e festivalit që do të mbahet nga data 15 deri më 17 prill. Kjo gjë do të bëhet e mundur në kanalin zyrtar të Coachella-s në YouTube, ku do të vihen në dispozicion 3 kanale të ndryshme që do të transmetojnë live, në varësi të preferencave për artistët apo bandave muzikore që ju preferoni të ndiqni. Akoma më lehtë, për çdokënd që posedon një smartphone, këto kanale mund t'i gjeni edhe duke klikuar direkt në CoachellaLive.com. Kujtojmë që ky i fundit është një ndër eventet më të mëdha muzikore në botë i mbajtur në qiell të hapur, i cili mbledh jo vetëm artistët më të mirë të momentit si Calvin Harris, Ellie Goulding apo LCD Soundsystem, por edhe grupe legjendare si Guns N' Roses!

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999