INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Çohu ik nëse…', Bora Zemani iu kthye KEQ dhe u tha se e largoi produksioni, zbulohet e VËRTETA e largimit të Ledjanës!

'Çohu ik nëse…', Bora Zemani iu kthye KEQ dhe u tha se e largoi produksioni, zbulohet e VËRTETA e largimit të Ledjanës!

Publikuar më: 22:27 21-01-2021

Lediana njëra prej vajzave të “Përputhen” zhvilloi një takim me Mevlanin dhe në momentin kur mendonte se ishin fikur kamerat ajo vendosi ta përqafonte. Kur e kuptoi që kamerat në fakt nuk ishin fikur ajo filloi të ngrinte zërin duke thënë se nuk do të donte që të transmetohej një gjë e tillë, ndërsa e konsideroi si thikë pas shpine.

Ky moment është diskutuar edhe në studio, ku Bora i ka ngritur zërin Ledianës duke i thënë që të çohej dhe të ikte nëse mendonte kështu për produksionin.

Ledjana është rikthyer në studion e programit pas largimit të saj të papritur, të cilin e kërkoi vetë. Ndonëse e shprehu publikisht këtë, sërish ka patur thashetheme se konkurrentes i ishte kërkuar nga produksioni të largohej.

Por me rikthimin e saj, Ledjana tregoi edhe si qëndron e vërteta.

“Më thonin disa ka qenë produksioni ai që të ka kërkuar largimin, por përkundrazi, i falenderoj se më dhanë kohën që më duhej.I falenderoj shumë madje. Unë asnjëherë nuk kam dyshuar në zgjedhjen time, do vazhdoj të jem këtu si në fillim. Duhet unë ta bind njëherë veten time, dhe prandaj kjo periudhë më shërbeu, s’kam takuar shumë njerëz. Edhe emisionin nuk e kam parë që të isha e qetë”-tha Ledjana.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387