Mu duk si e futur pas shpine”, kështu tha Lediana kur kuptoi se kamerat ne takimin e saj me Mevlanin ishin ndezur.
Por kjo akuzë e saj bëri që Bora ta pyeste se nëse ajo vërtetë e mendon këtë më mirë të çohet dhe të ikë.
Debati:
Lediana: Ishte pabesi, sepse më thanë që ishte mbyllur takimi
Bora Zemani: Lediana për çfarë ke ardhur këtu?
Lediana: Atje mu duk si futje pas shpine, ishte gabimi im i parë
Bora Zemani: Ti mendon se produksioni po ta fut pas shpine dhe vijon e rri?
Lediana: Ishte gabimi im i parë
Bora Zemani: Ti ulesh në këtë karrige dhe do të dish kur janë kamerat fikur e kur ndezur
Lediana: I kërkoj falje produksionit dhe Mevlanit
Për këtë reagoi edhe moderatorja e këtij emisioni Bora Zemani, ku u ndje e revoltuar ndaj akuzave të Ledianës.
Ajo ngriti zërin mbrëmë në emision për shkak të debateve dhe me anë të postimit kërkoj falje në të njëjtën kohë shtoi se gjithçka në emision është realityshow dhe nuk pranon deklarata të tilla.