Pas arrestimit të një 25-vjeçari në Tiranë i cili dyshohet se ka abuzuar me një minorene është zbardhur edhe dëshmia e tij dhënë për hetuesit e ngjarjes.
“Balkanweb” raporton se ai ka mohuar në formë kategorike që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë.
I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.
Policia ka ndaluar të riun, pasi dyshohet se një ditë më parë, pranë shkollës 9 vjeçare Kodër-Kamëz ka marrë në makinën e tij një 13-vjeçare.