INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çokollatë të zezë për një gjumë të ëmbël

Çokollatë të zezë për një gjumë të ëmbël

Publikuar më: 09:39 23-06-2016

Për ata që dëshirojnë të bëjnë gjumë të qetë gjatë natës, idealja është që përpara tij, të konsumojnë çokollatë të zezë, por jo duke e tepruar. Ky produkt është i pasur me magnez, një mineral thelbësor që rregullon orën biologjike dhe që sistemon ritmet e gjumi dhe të zgjimit, në kohën e duhur. Në këtë mënyrë, do të keni një gjumë shumë cilësor që do t’ju çlodhë. Ky sugjerim vjen nga një studim i bërë nga Universiteti i Edinburgut në Cambridge, i publikuar në revistën “Nature”.

Nëpërmjet analizave molekulare studiuesit kanë arritur në përfundimin se, jo vetëm që magnezi është i dobishëm për organizmin, sepse i bën mirë sistemit imunitar dhe zemrës, por ndihmon dhe që qelizat që të mbajnë formën e tyre për të përballuar ciklin natyror të ditës dhe të natës. Krahas çokollatës së zezë, ushqime te tjera që përmbajnë sasi të lartë magnezi janë edhe peshku, banania, kosi me avokado, frutat e thata dhe perimet jeshile.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949