INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Coldplay dhe Beyonce marrin shuplakën e rradhës

Coldplay dhe Beyonce marrin shuplakën e rradhës

Publikuar më: 12:32 01-02-2016

Një fundjavë e mbushur me kritika ka rezultuar kjo që lamë pas për Coldplay dhe Beyonce.

E themi këtë pasi video e publikuar për këngën e tyre "Hymn For The Weekend", e cila është xhiruar në Mumbai, ka shqetësuar së tepërmi besimtarët hindu. Orët e fundit ka qenë Rajan Zed, presidenti i Shoqatës Universale të Hinduizmit, ai që ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke kritikuar Coldplay për mos trajtimin në mënyrë serioze të simboleve dhe besimit të tyre. Sipas Zed, klipi ngjason më shumë me një himn clubesh i cili përdor në mënyrë të panevojshme koncepte dhe simbole të shenjta të hinduizmit që nuk kanë asnjë lidhje me tekstin apo historinë e këngës. "Disa veprime mund të shkaktojnë dëme edhe pa qenë të qëllimshme" ka mbyllur deklaratën e tij Rajan Zed!

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822