Interi e ka të qartë se për të marrë trajnerin që do, duhet të sakrifikojë shumë nga ana financiare dhe kjo është rruga që grupin “sunning” do të zgjedhë.
Humbja e fundit në Xhenoa ua ka dhënë një tjetër sinjal drejtuesve, që siç dihet duan për pankinën e tyre njërin mes Antonio Kontes dhe Diego Simeones.
Të dyja këto pista duken shumë të vështira, por për 15 milionë euro në sezon njëri prej tyre do tundohet. Pikërisht duke bërë një ofertë të tillë Interi kërkon të shkojë tek njëri prej këtyre dy trajnerëve.
Nisja e epokës së re kërkohet të niset pikërisht nga bankina dhe që të dy ata kanë egon për të fituar. Simeone ka qenë edhe më parë pjesë e Interit, ndërkohë që si trajner i Atletikos së Madridit ka regjistruar suksese të rëndësishme, duke fituar titullin kampion në Spanjë, ndërsa në Champions kanë qenë mes katër më të mirëve shpesh këto vite.
Konte në anën tjetër po fiton titullin në Angli, ndërkohë që Çelsi kërkon të rinovojë kontratën me trajnerin italian. Ai e ka shprehur se e mendon një rikthim në Itali dhe Interi është një pistë që mund t’i interesojë, për shkak të ofertës ndaj tij dhe planit për të ndërtuar një klub konkurrues.
Gjithsesi duhet pritur për të parë se çdo të ndodhë…