Pasi siguroi matematikisht titullin me Chelsea ndeshjen e kaluar, Antonio Conte vendosi që festën ta bëjë në fushën e tij.
E tillë ishte ndeshja kundër ëatford, e fituar 4-3 në minutat e fundit nga blutë e Londrës. Pra për trajnerin Italian nuk është ende koha për të marrë pushimet, por për të mbyllur në mënyrë sa më triumfale sezonin. E gjitha kjo në kurriz të Walter Mazzarri, I cili e pa ekipin e tij të binte heroikisht në minutën e 88-të. Në fillim Chelsea mori epërsinë në rezultatin 3-1, vetëm për t’u arritur në mënyrë të pabesueshme në një barazim 3-3 në minutën e 76-të. Shpëtimtari i londinezëve mban vetëm një emër, Cesc Fabregas i cili zgjidhi gjithçka me një gol në përfundim të kohës së rregullt.