INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Conte takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë më 30 korrik

Conte takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë më 30 korrik

Publikuar më: 08:24 28-06-2018
Shtëpia e bardhë zyrtarizon ftesën e vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Washington DC. Më 30 korrik Conte do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin kanë një raport mjaft të mirë, i stabilizuar në samitin e G7, mbajtur së fundmi në Kanada. Ftesa është bërë nga  Presidenti amerikan për një vizitë pune.  SHBA-të synojnë të forcojnë raportin e tyre me Italinë, të cilën e konsiderojnë siç deklarohet në notën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë "një aleat i rëndësishëm i NATO-s, një partner lider në Afganistan e Irak si dhe partner kyç në stabilitetin e rajonit të Mesdheut.". Në samitin e G7, dy liderët konfirmuan një qëndrim të njëjtë mbi rëndësinë e rikthimit të Rusisë së grupin e vendeve më të fuqishme të botës. Pak kohë më parë në profilin e tij Twitter, Presidenti Trump me rastin e samitit të Kanadasë ka shkruajtur:
"Populli italian ka bërë zgjedhje të mirë, kryeministri Conte është super, ndaj çështjes së emigrantëve u shfaq mjaft i vendosur ashtu si unë" 
 
Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176