Me debat të ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme “prime” i Big Brother Vip2. Konkurentët kishin shumë për të sqaruar, por një debat i ashpër me shumë ofendime mes të dyve, ishte ai mes Luiz Ejllit dhe modeles Kejvina Kthella.
Teksa Kejvina po e ngacmonte për kostumin duke i thënë se është e vetmja gjë e bukur të ai, Luizi i ka thënë “je e shqepur“, që sipas tij i është referuar veshjes.
Por Kejvinës kjo i ka djegur tepër dhe ka shpërhyer me “këmbë e me duar” në ofendime.
Ajo e ka quajtur Luizin “mish me dy sy, burracak”, por sikur mos të mjaftonin ofendimet modelja i ka përmendur edhe babain e ndjerë këngëtarit.
“Mos harro se unë e kam babin gjallë, nuk më ka vdekur”, tha Kejvina.
Duket se ka qenë pikërisht ky debat që ka bërë fansat e Luizit që të nisin një fushatë kundër Kejvinës. Shumë kanë nisur t’i bëjnë “unfollow” modeles në Instagram. Nga 812 mijë ndekës në Instagram, modelja ka humbur në pak orë rreth 2 mijë fansa më pak.