Ende nuk janë qetësuar gjakrat pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Valencias dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Juventusi regjistroi fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, mirëpo fitorja mbeti nën hijen e kartonit të kuq të Ronaldos. Mediat italiane sot kanë zbuluar se portugezi ka qëndruar i vetëm 2 orë në Mestalla. Sipas Corriere dello Sport, Ronaldo ka qëndruar deri në 2 pas mesnate në stadium dhe i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij.