INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CORONAVIRUS i prish planet e martesës Luanës dhe Krenarit?

CORONAVIRUS i prish planet e martesës Luanës dhe Krenarit?

Publikuar më: 16:31 12-05-2020

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoëbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private. Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Çoçajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme.

Mirëpo së fundmi dolën thashethemet që ajo dhe Krenari do të kurorëzonin dashurinë e tyre në dasmë, e cila do të mbahej në Gjirin e Lalëzit. Por pas pandemisë së coronavirusit, gjithçka është vënë në dilemë.

Sipas burimeve për Panorama Plus, Krenari dhe Luana kishin vendosur të martoheshin në një dasmë të ngjashme me atë të Getoarit dhe Marinës, që do të organizohej në Gjirin e Lalëzit, buzë detit. Madje ishin rezervuar fustanet e nusërisë dhe këngëtarët që do të performonin në dasmën madhështore. Por, pas pandemisë së koronavirusit, Luana Vjollca është gjendur në dy dilema të mëdha.

E parë është se me kushtet e reja, dasma nuk mund të organizohet me të gjitha detajet e planifikuara dhe së dyti çifti Krenar dhe Luana besojnë në bestytni, dhe nuk do kishin dëshirë ta shtyenin ceremoninë për vitin tjetër, që i bie viti 2021, një numër tek.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ceremonia e madhe VIP do të mbahet apo jo këtë verë. Luana dhe Krenari prej vitesh vuajnë lidhjen në distancë, dhe për këtë kishte ardhur momenti i një dasme, që do të mundësonte bashkimin e çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0045139789581299