INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CORONAVIRUS/ Lorik Cana izolohet në Romë, ka një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët! [VIDEO]

CORONAVIRUS/ Lorik Cana izolohet në Romë, ka një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët! [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 10-03-2020

Pak më parë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të ish kapitenit të skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Canës. Cana ka mbetur i izoluar në shtëpinë e tij në Romë. Në këtë video-mesazh, Cana i ka kërkuar qytetarëve mos të kenë frikë, por të bëjnë kujdes.

“Përshëndetje, këtu Loriku nga shtëpia ime në Romë. Tanimë jo vetëm anembanë botës apo në Itali, koronavirusi është edhe në Shqipëri. Disa gjëra shumë të vogla për secilin prej nesh, shumë të rëndësishme për të vepruar dhe jo për të reaguar më vonë ndonjë situatë të papërballueshme. Secili prej nesh, ka në detyrë dhe çdo indidvid ka një detyrë që të respektojë dhe të mundohemi të respektojmë sidomos pjesën e higjenës. Më mirë që tani të bëjmë secili nga një forcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Mirupafshim!”, shprehet Cana.

 

Përbri kësaj videoje, kryeministri Rama ka shkruar të gjitha këshillat që qytetarët duhet të ndjekin për të shmangur infektimin. “Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana  FRIKË JO, KUJDES PO!  DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!”, shkruan Rama. 

Article Logic
Execution time: 0.0019900798797607