Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se 4 akse nacionale, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë nuk do të ketë qarkullim të autobusave dhe automjeteve private.
Këto 4 akse janë nyje të lidhjes mes jugut dhe veriut duke evituar Durrësit dhe Tiranën por edhe këto nga dita e dielë në orën 06:00 të mëngjesit do të jenë plotësisht të ndaluara për automjetet private dhe autobusat teksa do të lejohen vetëm ato për mallra si dhe kategoritë e lejuara si në rastin për Tiranën apo Durrësin.
Ministria e Shëndetësisë njofton se është urdhëruar mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, në mbarë vendin deri më 3 prill.
Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.