INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Covid-19/ 1 viktimë dhe 151 të prekur në 24 orët e fundit

Covid-19/ 1 viktimë dhe 151 të prekur në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:24 09-09-2020

151 persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një i prekur me Covid ka ndërruar jetë, një 61-vjeçare nga Korça. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të dhënat dolën pas testimit të 852 rasteve, të kryera një pjesë e tyre nga laborarët privatë, ndërsa 45 persona rezultojnë të shëruar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë; 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, tha Rovena Daja nga ISHP.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive 4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2148
Durrës 483
Shkodër 334
Lezhë 232
Elbasan 184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë 138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër 37
Dibër 31.

Article Logic
Execution time: 0.0071678161621094