INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Covid-19: 241 të infektuar në 24 orët e fundit, 7 persona humbin jetën

Covid-19: 241 të infektuar në 24 orët e fundit, 7 persona humbin jetën

Publikuar më: 17:24 31-10-2020

Një ulje të lehtë kanë pësuar rastet ditore me COVID-19, por vijon të jetë shumë i lartë numri i viktimave. Si rezultat i 1260 testeve të kryera kanë rezultuar pozitiv 241 pacientë, ndërsa 7 persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Vijon të jetë shumë shqetësuese numri i pacientëve të shtruar në spitale. Në total janë të shtruar 319 pacientë, një shifër kjo e lartë, e për pasojë sot u hap spitali ‘Covid-3’, ku janë të shtruar 6 pacientë.

Në një bilanc të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 509 qytetarë e ndërsa janë infektuar 20,875, nga të cilët gjysma e tyre janë shëruar, në konkretisht 11,189.

Raste të reja ditore 241

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 319

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Article Logic
Execution time: 0.0041980743408203